POLITIKË /

"Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë zaptuar trotuaret në Tiranë: Kush nuk i heq, gjobë dhe ndjekje penale

Shkruar nga Versus

"Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për aksionin që njoftoi ditën e djeshme për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar. Duke publikuar disa foto nga lokalet në zonën e “21 dhjetorit” që kanë abuzuar me pronën e tyre duke vendosur edhe karrige e tavolina në hapësira publike, Rama shkruan se kushdo që nuk i heq vetë, do të përballet me gjobë dhe ndjekje penale.

Sipas Ramës, është koha që shumica të marrë mbrapsht atë që i takon.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”- shkruan Rama në postimin e bërë.

Ditën e djeshme me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale, Rama u bëri thirrje të gjithë pronarëve të bizneseve që të lirojnë hapësirat publike të cilat i kanë zënë ndër vite. Një thirrje të tillë, ai e bëri edhe ndaj personave që kanë vendosur trarë për parkime private në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Versus.al

"Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë "Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë "Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë   "Tokë e xanun", Rama publikon foto nga lokalet që kanë  

Lajmi në përditësim…

Tags:

edi rama

Poll