Pasi njoftoi aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilët i kanë dërguar me foto ambiente ku lokalet kanë vendosur karriget dhe tavolinat me çadra deri në trotuar.
Së bashku me mesazhin e qytetarit ku theksohet se lokalet kanë shtrirë veprimtarinë në hapësirën e përbashkët të pallatit të banimit, Rama u ka bërë thirrje shkelësve që t’i heqin vetë këto struktura të ngritura. Përndryshe i paralajmëron se do t’u mbetet në dorë fleta e gjobës dhe ndjekja penale.
Postimi i Ramës:
“Mirëdita kryeminister!
Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkengjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapesiren e perbashket te pallatit. Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale! Versus.al








