POLITIKË /

Betohen 138 deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit

Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Shkruar nga Versus

Betohen 138 deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e parë plenare të legjislaturës së re, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e konsolidimit institucional të vendit. Seanca u mbajt në orën 17:00, ku për herë të dytë gjatë ditës, deputetët e rinj u mblodhën për të vijuar me betimin dhe procedurat formale të konstituimit të Kuvendit.

Betohen 138 deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga   

Nga 140 deputetët e zgjedhur, 138 dhanë betimin solemn përpara Kuvendit, ndërsa dy prej tyre;  Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate, dhe Sabina Jorgo deputete e zgjedhur e po kësaj force politike bënë të ditur paraprakisht heqjen dorë nga mandatet.

Betohen 138 deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga

Ky informacion u konfirmua zyrtarisht nga deputetja Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin përfundimtar të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, që kishte për detyrë kontrollin ligjor të legjitimitetit të çdo mandati të ri.

Pas miratimit të raportit nga seanca plenare, deputetët e rinj u betuan në mënyrë solemne, duke marrë zyrtarisht funksionet e tyre si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Pikë e rendit të ditës ishte propozimi i Partisë Socialiste për postin e Kryetarit të Kuvendit. Forca kryesore politike në vend ka avancuar emrin e Niko Peleshit, një prej figurave të njohura të mazhorancës, për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë ligjvënës të vendit.

Megjithatë, seanca e parë e kësaj legjislature nuk kaloi pa tensione. Debatet e zhvilluara gjatë paradites mes përfaqësuesve të forcave politike në sallën e Kuvendit treguan qartë se klima politike mbetet e tensionuar dhe se përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës pritet të shënjojnë edhe këtë mandat të ri parlamentar.

 

Poll