POLITIKË /

Tragjedia që tronditi Durrësin, Rama nga Armenia: Zoti u dhëntë forcë prindërve që humbën fëmijët!

Shkruar nga Versus
Tragjedia që tronditi Durrësin, Rama nga Armenia: Zoti u
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Reagimin Rama e bëri teksa njoftoi se kishte mbërritur në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Europian. 

Ndërsa shprehu keqardhjen për ngjarjen, Rama uroi forcë për prindërit për të përballuar tragjedinë e pangushëllueshme. 

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama. Versus.al

Poll