POLITIKË /

Triumfuan me 83 mandate, PS feston në Pallatin e Brigadave! Të ftuar edhe ata që mbetën jashtë Kuvendit

Shkruar nga Versus

Triumfuan me 83 mandate, PS feston në Pallatin e Brigadave! Të ftuar

Sot në orën 18:00 në Pallatin e Brigadave do të mblidhet Partia Socialiste për të festuar trifumin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku siguroi 83 mandate deputetësh për të qeverisur vendin.

Të ftuar janë të gjithë kandidatët për deputetë, edhe ata që nuk ia dolën të ishin në listën fituese. Festën e pati lajmëruar edhe vetë Rama në mesazhin drejtuar strukturave socialiste.

Këtë herë votimi me lista të hapura të një pjese të kandidatëve, solli edhe kundërshti mes kandidatëve të PS-së për deputetë, konkretisht në Tiranë ku disa prej tyre ankimuan numërimin duke pretenduar për parregullsi. Por u tërhoqën pas mesazhit të kryesocialistit Edi Rama.

Me certifikimin e zgjedhjeve në KQZ, tashmë PS do të ketë 83 deputetë në Kuvend duke formuar kështu një shumicë qeverisëse cilësuese për kalimin e ligjeve të ndryshme, duke marrë parasysh edhe faktin se PSD e Tom Doshit me 3 deputetë ka deklaruar se është gati të bashkëpunojë me socialistët. Versus.al