Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot në Kuvend mandatin e tij. Ky veprim ka ardhur dy ditë pasi Çyrbja u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për rreth 5 orë.
Para gazetarëve ai nuk komentoi duke mos dhënë detaje për marrjen e tij në pyetje, por u mjaftua duke thënë se nuk është marrë i pandehur.
Ndaj deputetit të PS në vitin 2021 është dorëzuar një kallëzim nga Edi Paloka duke e akuzuar Çyrbjan për shpërdorim detyre gjatë kohës kur mbante postin e kreut të hipotekës së Durrësit.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, deklaronte asokohe Paloka. Versus.al








