Pas 5 orësh deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dal nga ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët.
Pas daljes nga godina e SPAK, Çyrbja tha shkurtimisht për mediat se nuk është marrë i pandehur, pa dhënë më shumë detaje rreth dëshmisë së tij.
'Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment”, është shprehur shkurtimisht deputeti Çyrbja duke shtuar me batutë: Pse kaluan 5 orë?!
Burime jo zyrtare kanë bërë me dije ligjvënësi socialist po pyetet për një kallëzim të deputetit të Partisë Demokratike, Edi Palokës në zgjedhjet e 2021.
Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit pasi kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke./Versus.al








