POLITIKË /

VIDEO/ Dy deputetët e PD dhe PS, Isuf Çela e Jurgis Çyrbja paraqiten në SPAK

Për socialistin Jurgi Çyrbja, në 2021, ka pasur një kallëzim nga Edi Paloka për shpërdorim detyre gjatë kohës që ka mbajtur postin e drejtorit të hipotekës së Durrësit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dy deputetët e PD dhe PS, Isuf Çela e Jurgis Çyrbja
Deputeti i PD Isuf Çela dhe deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Dy deputetë të Kuvendit janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ligjvënësi demokrat Isuf Çela dhe kolegu i tij socialist Jurgi Çyrbja janë parë mëngjesin e sotëm teksa hynin në SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tyre apo nëse bëhet fjalë për çështje që i lidh me njëri-tjetrin.

Deri më tani, i vetmi kallëzim i bërë publik ndaj deputetit të PD, Isuf Çela është ai i shkatërrimit të pronës me zjarr, duke iu referuar kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 30 shtatorit.

Deputeti Jurgis Çyrbja po merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist po pyetet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Deputeti demokrat tha në atë kohë në një deklaratë për mediat, se në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasish që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synuan të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: