POLITIKË /

U shfaq me foshnjën e saj në komision, deputetja: Është 38 ditësh, do vijoj ta marr me vete

Shkruar nga Versus

U shfaq me foshnjën e saj në komision, deputetja: Është 38
Teksa sot nisën punën 5 prej 11 komisioneve parlamentare, në komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën pati një moment të veçantë ku deputetja e PS, Silva Gjuzi u shfaq me foshnjën e saj në krahë. 

Pas mbledhjes që bëri bujë, Gjuzi tha për mediat se djali i saj Blini është vetëm 38 ditësh dhe se do të vazhdojë ta marrë me vete.

“Patjetër që Blini ishte i mirëpritur dhe më vjen mirë që mirëkuptohet mëmësia në hapësirat e Kuvendit, si një detyrë që nuk e shkëpusim dot nga realitetin tonë.

Kishim disa çështje të rëndësishme për të diskutuar sot, Blini mori vëmendjen e tij aq sa duhej, e më pas vijuam dhe u fokusuam në mbledhje. Blini do vazhdojë të jetë më mua sepse është vetëm 38 ditësh. Deri sa të rritet dhe pak, do ia ‘delegoj nonës’”, tha ajo me humor. Versus.al

 

Poll