POLITIKË /

U tha fëmijëve të kërkojnë foton e tij n*do, Rama-kritikuesve: Më tregojnë moralin këta që bëjnë shpifje ekstreme

Rama sqaroi se thjesht po rrëfente ngjarjen e ndodhur në 2007-ën ku sipas tij, i ishte bërë shantazh që tërhiqej nga gara për kryebashkiak, ose në të kundërt do t'i publikonin fotot nudo.

Shkruar nga Versus

U tha fëmijëve të kërkojnë foton e tij n*do,

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë komunikimit të sotëm të drejtëpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale u përqendrua në rezultatet e sondazhit të bërë nga studio McLaughlin & Associates.

Por nuk ka nguruar t’u përgjigjet edhe kritikave të bëra për deklaratën e tij të bërë gjat një takimi në Spille të Kavajës ku të pranishëm ishin edhe fëmijë. Rama tha se momenti kur u kërkon të kërkojnë foton e tij nudo në google lidhet me momentin kur po tregonte për një shantazh të bërë ndaj tij në garën elektorale të 2007-ës për kreun e bashkisë Tiranë.

“Njëri pyeste atë sondazhistin e Trumpit çfarë do ndodhte në Amerikë po të dilte presidenti dhe t’u thoshte fëmijëve hapini në google fotot e mia nudo. Dmth unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë ku ishte edhe Pandi dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia në fushatën e 2007-ës, përmenda që janë në google. E para në google janë të mbuluara, e dyta ishin të miat. Dhe e treta, ku e gjejnë këta kapacitetin të më tregojnë mua moralin këta që u tregojnë shqiptarëve sesi nuk duhet të sillen, me akuza me shpifje ekstreme”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: