POLITIKË /

Kush do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri? Sondazhisti që parashikoi fitoren e Trump publikon rezultatet

Pjesë e sodazhit janë bërë 1200 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote të cilët janë pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.

Shkruar nga Versus
Kush do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri? Sondazhisti që
Fotomontazh: Sali Berisha, Edi Rama, Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori

Një sondazh i kryer nga McLauglin në bashkëpunim me Top Channel, ka treguar tendencat aktuale të qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Kompania që ka kryer sondazhin ku kanë marrë pjesë 1200 shqiptarë, është e njëjta që parashikoi rezultatin e fitores së Donald Trump në SHBA. Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte me 49.2% të votave, e ndjekur nga PD me 35.7% të votave.

Kush do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri? Sondazhisti që

E treta renditet partia “Shqipëria Bëhet” me 6.8% të votave, ndërsa forcat e tjera politike vijojnë si më poshtë:

• Mundësia – 1.6%

• PSD – 1.2%

• Lëvizja Bashkë – 0.9%

• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%

• Nisma Thurje – 0.2%

• Parti të tjera – 0.3%

• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%.

Ndërsa sa i takon liderit më të pëlqyer, Rama rezulton më i votuari me rreth shumicën e votave krahasuar me të tjerët, por një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve, kanë shprehur papëlqyeshmëri për të. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: