POLITIKË /

(VIDEO) “Ee Rame u kape me presh në duar”, Basha vijon replikat nga makina: Dumanin se ke ndaluar dot nga halli

Në një reagim të ashpër dhe me tone ironike, Basha akuzoi Ramën për hipokrizi dhe përpjekje për të rishkruar të vërtetën përpara publikut.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) “Ee Rame u kape me presh në duar”, Basha vijon replikat

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Dibër, ku ky i fundit tha se ishte Partia Socialiste që “i kishte dhënë shpatën e drejtësisë” kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Në një reagim të ashpër dhe me tone ironike, Basha akuzoi Ramën për hipokrizi dhe përpjekje për të rishkruar të vërtetën përpara publikut. Sipas tij, Rama ishte i investuar që në krye të SPAK të zgjidhej një emër tjetër, por u detyrua të pranonte Dumanin vetëm pasi ndërhyrja e Ambasadës Amerikane e nxori “me presh në duar”.

“E dinë të gjithë që ishe investuar, bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bermudës, për një kandidat tjetër. Makinacionet e çastit të fundit nuk kaluan pa u vënë re”, u shpreh Basha.

 

Ai shtoi se Rama nuk është mësuar me prokurorë të pavarur dhe përmendi si shembull rastin e fillimeve të BKH-së, e cila fillimisht ishte vendosur nën varësinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, gjë që më pas u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

“Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty. Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit”, shtoi Basha, duke mbyllur deklaratën me shprehjen ironike: “Kërcen prifti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7x7-313, Rame”. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: