
Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorë, ku zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal dhe deputetë të zonës së jugut.
Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Erjona Ismaili.
Megjithatë, në përfundim të takimit me përfaqësuesit socialistë të jugut, kryeministri është parë i tensionuar.
Në pamjet e publikuara Rama shihet duke ngritur duart dhe duke drejtuar gishtin në drejtim të dikujt, ndërsa përgatitej të largohej.
Nga pamjet nuk kuptohet qartë se çfarë po thoshte kreu i qeverisë dhe nëse bëhej fjalë për një reagim të ashpër ndaj dikujt, apo për një diskutim të zakonshëm me bashkëpunëtorët e tij para se të hipte në makinë.
Prej fundjavës, kryeministri ndodhet në jug të vendit, konkretisht në zonën e Dhërmi.
Gjatë ditës së sotme ai udhëtoi drejt Vlorës për të zhvilluar takime me kryebashkiaken Bruna Mersini, deputetët socialistë të qarkut dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë./Versus.al


