Nga aksioni i djeshëm i opozitës në Kuvend ka mbetur i plagosur dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Gaz Bardhi.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që tregoi se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të djeshme në Parlament.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe shkoi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejtë”, tha Lela.
Ditën e djeshme seanca parlamentare zgjati pak minuta pas përplasjes verbale dhe fizike mes maxhorancës dhe deputetëve të opozitës.
Këta të fundit në shenjë proteste ndaj arrestimit të kolegut të tyre, Ervin Salinaji, shkulën Foltoren , qëlluan me karrige drejt kryeparlamentares, Elisa Spiropali dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit./Versus.al
Video nga momenti kur Bardhi qëllon me karrige Spiropalin:








