POLITIKË /

Video/ “Raporti nga Finlanda tregon se…”, Ish-ministri Igli Hasani ironizon Neomalsoren, deputeten e PS

Diskutimi për luftën hibride dhe rolin e Shqipërisë mori një kthesë të papritur, kur kryetari i komisionit reagoi me një batutë që shkaktoi buzëqeshje.

Shkruar nga Versus

Video/ “Raporti nga Finlanda tregon se…”, Ish-ministri Igli   

Një moment disi i pazakontë dhe me nota humori u regjistrua gjatë mbledhjes së Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, ku deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ngriti një pyetje mbi rolin që mund të ketë Shqipëria në raport me tensionet ndërkombëtare dhe situatën me Iranin.

Gjatë fjalës së saj, Koçeku theksoi se edhe pse Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike direkte me Iranin, vendi ynë mund të ketë një rol në përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve.


“Pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrëdhënie direkte diplomatike me Iranin, cili mund të jetë kontributi i vendit tonë në raport me përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe zbutjen e këtij konflikti që pasojat i ka në nivel ndërkombëtar dhe dashur pa dashur na prek edhe neve si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

Deputetja u ndal gjithashtu edhe te çështja e kërcënimeve hibride, duke përmendur një raport të një qendre studimore në Finlandë që, sipas saj, e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të përplasen këto forma kërcënimesh për shkak të pozicionit strategjik.

“Duke marrë shkas dhe për të shënjuar më shumë edhe pyetjen e koleges Kuku për luftën hibride dhe kërcënimet hibride, di që ka një qendër në Finlandë dhe një raport i saj e konsideron Shqipërinë si një vend që ka një përplasje të këtyre hibrideve, duke marrë parasysh edhe pozicionin tonë strategjik. Cila mund të jetë një strategji e mundshme për ndërgjegjësimi e publikut për këto njerëz dhe për parandalimin e tyre të mëtejshëm”, tha Koçeku.

Video/ “Raporti nga Finlanda tregon se…”, Ish-ministri Igli

Por pas këtij diskutimi relativisht serioz, kryetari i komisionit, Igli Hasani, reagoi me një batutë ironike që e bëri momentin më të lehtë.

“Do pyesim pastaj ministrin për emrat e banorëve të Pekinit”, u shpreh Hasani, duke lënë të kuptohet me humor se pyetjet po zgjeroheshin shumë në gjeografi.

Komenti i tij u prit me buzëqeshje në sallë, duke e kthyer për disa çaste diskutimin politik në një moment më të relaksuar.

Poll