Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dy ose tre ditëve në vijim, do të përfundojë procedurën e prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së huaj që do të dërgojë fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Dërgimi dhe kthimi i zarfeve do të bëhet në 85 shtete nga ku kanë aplikuar për të votuar emigrantët shqiptarë. Ndërsa fondi i përcaktuar për transportin e fletëve të votimit, është 10 milionë euro pa TVSH.
Në total për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, janë regjistruar 245,975 persona dhe në bazë të një përllogaritje, çmimi për transportin e dërgimit dhe kthimit të çdo zarfi me fletën e votimit, do të jetë 40 euro. Versus.al








