POLITIKË /

Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton ndarjen e mandateve në qarqe, Tiranës i shtohet një deputet

Korça është qarku i humbur në këtë rast pasi humbet një mandat deputeti.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton ndarjen e mandateve në qarqe, Tiranës i

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është miratuar propozimi i bërë për ndarjen e mandateve në qarqet e vendit. Ndryshimi i bërë është heqja e një mandati në qarkun e Korçës dhe shtimi i atij mandati në qarkun e Tiranës.

Kështu nga 11 mandate, Korça do të ketë tashmë vetëm 10 mandate, ndërsa Tirana bëhet me 37 mandate, nga 36 që kishte më herët.

Kjo pritet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë që partisë politike me rezultat më të lartë në kryeqytet, praktikisht t’i shtohet një mandat.

Komisioni Rregullator miratoi numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit, si më poshtë vijon:
1. Qarku Berat 7 mandate
2. Qarku Dibër 5 mandate
3. Qarku Durrës 14 mandate
4. Qarku Elbasan 14 mandate
5. Qarku Fier 16 mandate
6. Qarku Gjirokastër 4 mandate
7. Qarku Korçë 10 mandate
8. Qarku Kukës 3 mandate
9. Qarku Lezhë 7 mandate
10. Qarku Shkodër 11 mandate
11. Qarku Tiranë 37 mandate
12. Qarku Vlorë 12 mandate

Presidenti Bajram Begaj dekretoi 11 majin si datë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës me argumentin për t'i lënë KQZ-së sa më shumë kohë në dispozicion për të pasur infrastrukturën e nevojshme për votën e diasporës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: