POLITIKË /

Zgjedhjet 2025, PS propozon të mbahen pas samitit europian, Klosi: Kërkuam 11 majin

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet 2025, PS propozon të mbahen pas samitit europian, Klosi:
Klosi dhe Peleshi pas daljes nga presidenca

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi bëri me dije se i kanë propozuar presidentit Bajram Begajn 11 majin si datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Socialistët me propozimin e bërë kërkojnë që zgjedhjet të mbahen 2 ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian më 9 maj. 

"Ne kemi kërkuar që data 11 maj të jetë data e zgjedhjeve. Do donim shumë që të gjithë emigrantët të fillojnë procesin e regjistrimt dhe më pas të jenë gati për në ditën e votimit dhe t’u krijohet mundësia që të votojnë”- u shpreh Klosi në deklaratë për mediat"- tha Klosi. 

Ndërkohë, në zyrën e presidentit ka shkuar edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili pritet të bëjë propozimin e tij duke u bazuar edhe në rezultatet e arritura me mundësimin e votës së emigrantëve.

Ditë më parë përfaqësuesit e partive të vogla politike, ishin në zyrën e Begajt për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve. Ata propozuan datën 4 maj duke argumentuar se zgjedhjet duhet të mbahen para samitit europian për shkak se kjo gjë mund të kishte ndikim tek elektorati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: