POLITIKË /

Zgjedhjet 2025/ Rama emëron Klosin si drejtues në Dibër, Vengu krah Çuçit në Vlorë

Në qendër të mbledhjes së kryesisë ishte maksimizimi i votës së diasporës, ndërsa Klosi u emërua në qarkun e Dibrës duke zëvendësuar Gonxhen i cili duket se është emëruar mes drejtuesve të Tiranës duke parë telashet e Veliajt me drejtësinë.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet 2025/ Rama emëron Klosin si drejtues në Dibër, Vengu
Kryeministri Edi Rama

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh paraditen e sotme në selinë rozë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë përgatitjet elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më datë 11 maj. Ndërsa Rama u ka kërkuar angazhim më të madh për të maksimizuar votat e PS në diasporë.

Një prej vendimeve që u mor në mbledhje ishte zyrtarizimi i Blendi Klosit si drejtues politik në qarkun e Dibrës duke zëvendësuar Blendi Gonxhen i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës dhe në zgjedhjet e ardhshme do të drejtojë fushatën elektorale në Kombinat. 

Spostimi i Gonxhes në Tiranë shihet si veprim i Ramës për të zëvendësuar në njëfarë mënyre Erion Veliajn pas telasheve që ky i fundit ka me drejtësinë. 

Ndërkohë ndryshime ka pasur edhe për qarkun e Vlorës ku së bashku me Bledi Çuçin edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu do të angazhohet për të shënuar rezultate të larta në zgjedhje. 

Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj, partitë politike kanë nisur përgatitjet elektorale. Ditë më parë, Partia Demokratike zhvilloi mbledhje të kryesisë, ku Sali Berisha organizoi grupet e punës në disa qarqe të vendit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: