POLITIKË /

“Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton”, Berisha shpërthen në të qeshura për Peleshin: Çfarë të them…

Komentet, Berisha i bëri teksa u pyet për kandidaturën e Avokatit të Popullit.

Shkruar nga Versus

“Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një deklaratë për shtyp ku foli mbi çështje të ndryshme, mes të cilave edhe për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, institucion për të cilin PS ka bërë thirrje të jetë person jo politik.

Berisha tha se kandidatura e propozuar nga PD shkoi për votim në Kuvend, por kryeparlamentari Niko Peleshi nuk e kaloi për votim.

“Besim Ndregjoni është kryetar i unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij, në rast se riktheheni tek seanca e parlamentit të shkuar, shkoi për votim, por Niko Peleshi, Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton…çfarë të them për të, thuhet se çfarë vjen prej Zotit është e mirëseardhur. U diskutua dhe i thamë ne që këtë kemi, hidhe në votim. Por nuk e hodhi në votim”- tha Berisha mes të tjerash. Versus.al



Poll