Deputeti Gazmend Bardhi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Rithemelimit një ditë para protestës e cila do të organizohet para parlamentit, protestë e thirrur nga ky grupim politik.
Bardhi është shprehur se secili nga deputetët duhet të ketë angazhim politik dhe se secili prej tyre duhet të jetë në zonat e përcaktuara.
“Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara. Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara.
Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, mësohet se ka thënë Bardhi.








