AKTUALITET /

Anija me 2100 ton mbetje toksike nuk ankorohet, Porti i Durrësit ‘refuzon’ prokurorinë: S’ e monitorojmë dot

Shkruar nga Versus

Anija me 2100 ton mbetje toksike nuk ankorohet, Porti i Durrësit

Anija “Molive” me 2100 ton mbetje toksike e cila u rikthye ditë më parë në ujërat shqiptare, nuk është lejuar të ankorohet në Portin e Durrësit, nga ku u nis muaj më parë për të transportuar mbetjet në Tajlandën e largët.

Kjo ka qenë përgjigjia që Autoriteti Portual Durrës i ka dhënë prokurorisë së qarkut që pas sekuestrimit të 102 kontejnerëve, kërkoi monitorimin e tyre përgjatë 24 orëve të ditës me kamera, duke ndaluar hapjen. Porti i Durrësit nuk merr dot përsipër monitorimin e vazhdueshëm të anijes me mijëra ton mbetje që konsiderohen të rrezikshme.

Me të mbërritur në Portin e Durrësit, prokuroria e cila ka nisur një hetim për çështjen urdhëroi sekuestrimin e tyre deri në përcaktimin e rrezikshmërisë së mbetjeve të cilat janë transportuar nga anija turke për muaj me radhë derisa u rikthyen në vendin tonë pas publikimit të skandalit ku raportohej se në Tajlandë po mbërrinin mbetje toksike nga Shqipëria. 

Shoqëria civile dhe përfaqësues të PD mbajtën një protestë në hyrjen e Portit të Durrësit një ditë para mbërritjes së anijes duke e akuzuar qeverinë për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Ditën kur mbërriti anija 'Molive" kreu i Rrjetit të Bazelit tha për mediat se një ngarkesë e tillë mbetjesh toksike nuk duhej kurrsesi të ishte transportuar, ndërsa sipas tij zgjidhja është dërgimi i tyre në një landfill në një vend t1% Evropës Perëndimore.  Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: