AKTUALITET /

Tensione në ndeshjen Bylis B – Oriku, përplasje të dhunshme mes tifozëve, shoqërohet në polici ish-futbollisti i Partizanit

Shkruar nga Versus

Tensione në ndeshjen Bylis B – Oriku, përplasje të dhunshme

Ndeshja e javës së 21-të në Kategorinë e Dytë, Grupi B, mes Bylis B dhe Oriku është shoqëruar me tensione të forta, pavarësisht rezultatit që në momentin e raportimit ishte 0-2 në favor të skuadrës nga Oriku.

Gjatë takimit janë regjistruar përplasje mes lojtarëve të Orikut dhe tifozëve vendas, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Sipas raportimeve, ish-futbollisti i Partizani Tirana, Bruno Telushi, i cili aktivizohet me Orikun, është shoqëruar nga uniformat blu pas incidenteve të ndodhura në stadium.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolit të secilit prej të përfshirëve në përplasjen e ndodhur gjatë ndeshjes. Versus.al

 

 

Tags:

ndeshje

Poll