AKTUALITET /

Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini

Familjarët e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini kanë njoftuar ndarjen e tij nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Shkruar nga Versus
Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini
Qazim Sejdini

Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij, mesditën e sotme.

Sejdini drejtoi bashkinë e Elbasanit për tre mandate rresht nga viti 2007 deri në vitin 2019 kur vendosi të mos rikandidonte më për një mandat të katërt.

Sejdini e nisi karrierën politike nga posti i prefektit të qarkut në vitin 2002. Më parë ai kishte mbajtur postin e Presidentit të Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Ish-kryebashkiaku kishte përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987. Versus.al

Poll