POLITIKË /

Qeveria shqiptare kontrakton kompaninë amerikane si konsulente për luftën ndaj korrupsionit (3 objektivat)

Shkruar nga Versus

Qeveria shqiptare kontrakton kompaninë amerikane si konsulente për

Qeveria shqiptare do të kontraktojë kompaninë amerikane të konsulencës Boston Consulting Group si këshilltare për të luftuar korrupsionin. Këshilli i ministrave miratoi në mbledhjen e fundit një vendim, i cili autorizon Ulsi Manjan dhe Ardea Pirdenin të prokurojnë me negocim të drejtëpërdrejtë kontratën me kompaninë amerikane.

Këshilli i ministrave vendosi autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP(BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit, negocimi ka në objekt 3 tri fusha. E para është analizë për identifikimin e mekanizmave eficientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit, duke u fokusuar në veçanti në rishikimin e funksioneve dhe organizimit institucional të institucioneve të administratës shtetërore, aspekteve së strukturës të sistemit ministror dhe proceseve vendimmarrëse, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.

Fusha e dytë është analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike përmes rritjes së eficiencës dhe llogaridhënies, ndërsa fusha e tretë lidhet me analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve, me qëllim eliminimin e hapësirave të mundshme korruptive. 3. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për zbatimin e këtij vendimi.

Qeveria shqiptare kontrakton kompaninë amerikane si konsulente për

 

Boston Consulting

Boston Consulting Group është një firmë konsulente globale amerikane për menaxhimin e themeluar në vitin 1963 dhe me seli në Boston, Massachusetts. Ajo është një nga tre kompanitë më të mëdha të konsulencës së menaxhimit në botë për nga të ardhurat së bashku me McKinsey & Company dhe Bain & Company. Që nga viti 2021, konsulenca drejtohet nga ekzekutivi gjerman Christoph Schweizer. kapitali.al