
Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me strukturat politike në Fier para se të nisej për në Vlorë ku do të mbajë takimet e radhës.
Ai tha se akuzat e vazhdueshme nga opozita nuk i bëjnë përshtypje dhe se sa më shumë demokratët e sulmojnë, aq më shumë PS fiton.
“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca karakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh, se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj. Por shumë njerëz shqetësohen kur dëgjojnë nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsioni… Sa më shumë ata flasin për keq aq më shumë me fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin , sa më shumë ata rrokanisin kokën e këtij populli aq më shumë ne fitojmë”, tha mes të tjerash Rama. Versus.al

