POLITIKË /

VIDEO/ Rritja e çmimit për ujin e pijshëm në Elbasan, qytetari godet me dosje këshilltarin socialist, zyrtari i përgjigjet njësoj

Rritja me 40% e çmimit të ujit ka sjellë përplasje gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Elbasanit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rritja e çmimit për ujin e pijshëm në Elbasan,
Momenti i tensionit mes qytetarit dhe këshilltarit bashkiak të PS në Elbasan

Elbasan- Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak u shoqërua me tensione pasi u votua për rritjen e çmimit të tarifës mbi ujin e pijshëm.

Si pasojë e pakënaqësive të krijuara, një prej qytetarëve goditi me dosje njërin prej këshilltarëve bashkiakë të PS. Ky i fundit, iu përgjigj me të njëjtën mënyrë duke e goditur me dosje mbrapsht.

Këshilltarët opozitarë thirrën qytetarët në protestë kundër votimit për rritjen me 40 % të tarifës së çmimit për ujin e pijshëm. Versus.al

Poll