Këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo ka shkaktuar diskutime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë lidhur me reperët dhe ndikimin që muzika rap ka në shoqërinë shqiptare.
Në emisionin ‘’Ftesë në 5’’, Rovena e përshkroi rapin si ‘zhaner provokativ’ që nxit sjellje të rrezikshme tek të rinjtë.
“Po të dëgjosh repin shqiptar, 50% bëhen kriminelë. Ky është frymëzimi që u jep. Muzika duhet të jetë një mjet ushqyes, frymëzues dhe zbukurues, ku të çon kjo? Ky zhanër është tepër provokativ. Çfarë të frymëzon një reper: të marrësh një kallashnikov e të vrasësh, apo të hedhësh shampanjë në kokë?”- u shpreh këngëtarja mes të tjerash duke kërkuar që reperët të kenë më shumë parasysh përmbajtjen e teksteve të dhunshme. Versus.al







