BOTA /

Orban: Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’ka asnjë plan për të sulmuar NATO-n

Kryeministri hungarez, Viktor Orban hodhi poshtë mundësinë që Rusia të ketë në plan të hyjë në luftë me NATO-n duke vënë në dukje vështirësinë e rusëve për të mposhtur ukrainasit.

Shkruar nga Versus
Orban: Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’ka asnjë plan për
Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Frika se Rusia do të sulmonte ndonjë vend anëtar të NATO-s është totalisht e pabazë. Kështu është shprehur sot kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili vuri në dukje edhe vështirësitë e Rusisë për të përballuar luftën në bazë me ukrainasit.

Sipas Orbanit, aftësitë ushtarake të NATO-s i tejkalojnë shumë ato të Ukrainës dhe prandaj nuk ka gjasa që Rusia të kryejë ndonjë sulm ndaj NATO-s.

“Ushtria ruse po bën një luftë serioze dhe të vështirë me ukrainasit. Nëse rusët do të ishin mjaftueshëm të fortë për të luftuar ukrainasit me një lëvizje, ata do ta kishin bërë këtë tashmë. Unë nuk e konsideroj të logjikshme që Rusia, e cila nuk mund as ta mposht Ukrainën, do të vinte papritmas dhe do të gëlltiste botën perëndimore të tërë”, tha Orban duke shtuar se “Shanset për këtë janë jashtëzakonisht të vogla".

Ndërkohë, Orban një politikan nacionalist i ekstremit të djathtë njihet për qëndrimet e tij pro Putinit të cilin e uroi edhe për zgjedhjen sërish si president i Rusisë.

Poll