POLITIKË /

Ishte planifikuar të mbahej sot, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare

Shkak për shtyrjen e seancës plenare është bërë fakti se presidenti Begaj nuk i ka dekretuar ende emrat e propozuar nga Rama si ministra të rinj të kabinetit.

Shkruar nga Versus

Ishte planifikuar të mbahej sot, shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme plenare e parashikuar për t’u mbajtur sot në Kuvend në orën 18:00, është shtyrë për ditën e nesërme.

Pritet që presidenti Bajram Begaj të dekretojë emrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetit qeveritar. Ndërsa Kuvendi do të mblidhet nesër për të votuar Elisa Spiropalin si kryetare dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Për këta të fundit, zërat nga opozita u shprehën mjaft skeptikë duke parë se në krye të dikastereve më të rëndësishme Rama zgjodhi të emërojë figura jo-politike, gjë që sipas opozitës do t’i mundësojë kreut të ekzekutivit pushtet të plotë në fusha të ndryshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: