BOTA /

Maldivet “gëlltisin” dhe një tjetër turist, spanjolli mbytet duke bërë serf

Një turist 53-vjeçar nga Spanja ka humbur jetën gjatë sërfit në Gaafu Dhaalu Atoll në Maldive. Ai u nxor nga uji dhe u dërgua në spital, por u konfirmua i vdekur. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Maldivet “gëlltisin” dhe një tjetër turist, spanjolli

Një turist 53-vjeçar nga Spanja ka humbur jetën gjatë një seance sërfi në ujërat e Gaafu Dhaalu Atoll.

Sipas policisë lokale, ai u nxor nga uji dhe u transportua me urgjencë drejt një qendre shëndetësore, por mjekët konfirmuan vdekjen e tij menjëherë pas mbërritjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Ngjarja vjen pas një tjetër tragjedie në Maldive, ku pesë zhytës italianë humbën jetën gjatë eksplorimit të një shpelle nënujore në Vaavu Atoll, ndërsa edhe një anëtar i ekipit të shpëtimit humbi jetën gjatë operacionit.

Kjo ngjarje pason atë që ndodhi disa ditë më parë, e cilësuar një nga ngjarjet më tragjike të kohëve të fundit në Maldive është vdekja e pesë zhytësve italianë gjatë një ekspedite nënujore në Vaavu Atoll.

Sipas raportimeve, grupi i zhytësve po eksploronte një shpellë nënujore që arrinte në thellësi mbi 50 metra, një zonë e njohur për rrymat e forta dhe kushtet e vështira të zhytjes teknike. Gjatë eksplorimit, situata dyshohet se është përkeqësuar papritur, duke bërë që disa prej tyre të mos arrinin të dilnin në sipërfaqe në kohë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në kushte shumë të vështira. Gjatë ndërhyrjes, një anëtar i ekipit të shpëtimit humbi gjithashtu jetën, pasi dyshohet se pësoi sëmundjen e dekompresionit – një gjendje e rrezikshme që ndodh kur zhytësi ngjitet shumë shpejt nga thellësia.

Poll