Ka dëshmuar dhe i arrestuari për tritolin e vendosur në një hotel në Theth.
Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një marketi në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.
Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse.
Ai nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin në pronësi të familjes Berishta.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Njoftimi i Policise Shkoder:
Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin ‘Theth’, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A. B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.







