AKTUALITET /

VIDEO/ Gazetarët e ‘Piranjave’ dhunohen nga Sinan Idrizi dhe Refik Halili

Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gazetarët e ‘Piranjave’ dhunohen nga Sinan Idrizi dhe

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.

Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.

Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet. Ky qëndrim e bëri të qartë problemin real: mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë.

Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Ky veprim është konsideruar si një precedent i rrezikshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

Ngjarja e së shtunës vjen në një kohë kur rastet e presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Shqipëri janë rritur, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të profesionit.

Redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.

Detyra e gazetarit është një detyrë publike dhe e domosdoshme për shoqërinë. Por sot ajo po cënohet hapur nga arroganca e biznesmenëve dhe dhuna e grupeve që i mbrojnë. Pavarësisht këtyre situatave, ‘Piranjat’ do të vazhdojnë misionin e tyre investigativ, duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet./piranjat.al

Poll