MAGAZINË /

E konfirmon studimi i ri: Bërthama e brendshme e Tokës po rrotullohet më ngadalë. Cilat janë pasojat?

Të dhënat e reja i japin fund debatit 20 vjeçar mbi këtë çështje, duke treguar se shpejtësia e rrotullimit filloi të ulet duke filluar nga viti 2010, duke e bërë rrotullimin e bërthamës më të ngadaltë.

Shkruar nga B.SH

  E konfirmon studimi i ri: Bërthama e brendshme e Tokës po rrotullohet  

Bërthama e brendshme e Tokës po rrotullohet më ngadalë.

Kjo është ajo që del nga një studim i Universitetit të Kalifornisë Jugore të botuar në revistën Nature.

Të dhënat e reja i japin fund debatit 20 vjeçar mbi këtë çështje, duke treguar se shpejtësia e rrotullimit  të bërthamës së Tokës filloi të ngadalësohet në fillim të vitit 2010.

Nga se përbëhet bërthama e brendshme e Tokës?

Bërthama e brendshme e Tokës është një sferë e ngurtë e rrethuar nga një bërthamë e jashtme e lëngshme e përbërë prej hekurit dhe nikeli.

Pak a shumë është sa madhësia e Hënës ku pjesa më e brendshme ndodhet në një thellësi mbi 4800 kilometra dhe për këtë arsye nuk mund të studiohet drejtpërdrejt.

Për të mbledhur informacion mbi përbërjen dhe lëvizjet e saj, studiuesit duhet të shfrytëzojnë valët sizmike të krijuara gjatë tërmeteve dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme. 

Autorët e studimit përdorën informacione nga 121 tërmete që u përsëritën në Ishujt Sandviç të Jugut, në Oqeanin Atlantik, midis 1991 dhe 2023, si dhe ato të marra falë testeve bërthamore sovjetike, franceze dhe amerikane të kryera gjatë viteve shtatëdhjetë.

"Kur pashë për herë të parë se sizmogramet sugjeronin një ngadalësim, u hutova," komenton  John Vidale , i cili koordinoi studimin.

"Por kur vëzhgimet e tjera sinjalizuan gjithashtu të njëjtin model, përfundimi ishte i pashmangshëm: rrotullimi i bërthames së Tokës kishte filluar të ngadalësohej për herë të parë para shumë dekadave" shton ai. 

Sipas studiuesve, ky ndryshim në rrotullim mund të jetë për shkak të përzierjes së bërthamës së jashtme dhe tërheqjes gravitacionale që krijohet me mantelin shkëmbor.

Studimi hedh hipotezën se ky ndryshim mund të ndryshojë gjatësinë e ditës në fraksion të sekondës, një ndryshim pafundësisht i vogël që do të ishte i vështirë të vihej re.  
 

Poll