
Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore, ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social, Instagram se do të performojë në festivalin Sunny Hill, në Kosovë.
Duke folur në gjuhën shqipe, ylli i muzikës dukej shumë e emocionuar që do merrte pjesë në këtë festival.
“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vij në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në video, duke folur një shqipe mjaft të pastër.
Bebe Rexha, me zërin e saj të veçantë dhe energjinë e saj të pakrahasueshme, pritet të ndezë skenën me performancat e saj të jashtëzakonshme.

Festivali Sunny Hill është bërë tashmë traditë për Kosovën, e premton që edhe këtë herë të krijojë një atmosferë të paharrueshme dhe argëtuese për të gjithë të pjesmarrësit.
Kujtojmë se Sunny Hill është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Themeluar me synimin që të zhvillohet për çdo vit, me performanca nga yjet më të njohur të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare.
/ Versus.al







