AKTUALITET /

U hodh me kokë tek Syri i Kaltër, i riu plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek burimi i Syri të Kaltër.

Shkruar nga Versus

U hodh me kokë tek Syri i Kaltër, i riu plagoset rëndë,

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek burimi i Syri të Kaltër.

I riu Ardit Dauti, 28 vjeç nga Tirana, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në Syrin e Kaltër. Ai është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike, por ky veprim ka qenë fatal, pasi ku ka rënë në ujë, ka çarë skalpin e kokës.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë  është nisur me helikopter për  mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se gjendja e 28-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën.

 

Poll