AKTUALITET /

Durrës/ Denoncimi për tentativë grabitje, ngjarja merr tjetër kthesë, i riu sherr me italianin se i ngacmoi të fejuarën

E mitura në dëshminë e saj pranë hetuesisë, ka treguar se me 58-vjeçarin italian ka qenë në bisedime për t’u punësuar në kompaninë e tij në vendin fqinj dhe se arsyeja e vetme e takimit ka qenë për punë.

Shkruar nga B.SH
Durrës/ Denoncimi për tentativë grabitje, ngjarja merr
Momente nga arrestimi i 20 vjeçarit në Durrës

Shtetasi italian, Salvadore. G ditë më parë denoncoi në Policinë e Durrësit se një 20 vjeçar kishte tentuar ta vidhte çantën teksa ai po lëvizte me automjetin e tij.

Por ngjarja ka marrë tjetër kthesë nga dëshmitë në hetuesi.

20 vjeçari, Amarildo Dani ka pretenduar në hetuesi se italiane Saverio. G i ka ngacmuar të fejuarën.

Dani ka dëshmuar se nuk kishte për qëllim të grabiste 58 vjeçarin italian, por ti kërkonte llogari se ccfarë I duhej me të fejuarën e tij , 40 vite më e vogël.

“Qëllimi im ka qenë të marr të fejuarën dhe ta largoja prej tij”- ka deklaruar 20-vjeçari në polici.

Dani me origjinë nga Bulqiza rezulton po ashtu rezident në Itali.

Ndërsa e mitura në dëshminë e saj pranë hetuesisë, ka treguar se me 58-vjeçarin italian ka qenë në bisedime për t’u punësuar në kompaninë e tij në vendin fqinj dhe se arsyeja e vetme e takimit ka qenë për punë.

Në vazhdim të shqyrtimit të çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, shpalli të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit të kryer për akuzën e “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, me pretendimin se nuk plotësoheshin kushtet dhe kriteret ligjore, sakaq bazuar mbi akuza, gjykata caktoi masën arrest në shtëpi për të riun./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: