MAGAZINË /

EURO 2024/ Zhvendosen në Hamburg, tifozat kuq e zi publikojnë njoftimin me rëndësi

Në njoftim tifozat kuqezi shkruajnë se autoritetet gjermane të rendit për arsye sigurie kanë postuar vendtakimin e tifozëve.

Shkruar nga B.SH

EURO 2024/ Zhvendosen në Hamburg, tifozat kuq e zi publikojnë

Tifozat kuqezi kanë publikuar njoftimin e rëndësishëm para ndeshjes Shqipëri Kroaci.

Në njoftim tifozat kuqezi shkruajnë se autoritetet gjermane të rendit për arsye sigurie kanë postuar vendtakimin e tifozëve.

Më 15 qershor për ndeshjen e parë në stadiumin e Dortmundit ishin 50 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.

Njoftimi i Tifozave Kuq e Zi:

Për shkak të pritshmërisë së lartë mbi numrin e tifozave dhe për arsye sigurie sapo jemi njoftuar nga organet e rendit të qytetit të Hamburgut për anullimin e vendtakimit të parë. Më poshtë gjeni vendtakimin e ri të TKZ-së i cili është vetëm 500 m larg nga i mëparshmi. Rrugët do të mbyllen për ne ashtu siç është shënuar në hartë.

 

 

 


'Shqipëria s'është Spanja', Zlatko Dalic 'shpërthen' në konferencë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na dinë të pavlerë
 


Do të jemi aty nga ora 09:00 deri në 11:00. Me këtë ndryshim do të ketë pikënisje të re edhe të marshimit por detajet mbi këtë pjesë do t’ju jepen nesër.

Ju rikujtojmë që pas marshimit, do të vazhdojmë për në stadium përmes metros dhe “shuttle bus” të vënë në dispozicionin tonë.

 

Poll