AKTUALITET /

Tirana pret 'Triathlon' në fundjavë! Rrugët dhe zonat ku nuk do të mund të kaloni dot

Shkruar nga Versus

Tirana pret 'Triathlon' në fundjavë! Rrugët dhe zonat

Tirana gjatë fundjavës do të jetë thuajse e bllokuar për shkak të masave të marra për organizimin e ‘’Triathlon’’, sportit që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme, notin, çiklizmin dhe vrapin.

Qindra sportistë, disa prej tyre profesionistë, disa të tjerë jo, do të garojnë të dielën përgjatë një itinerari të përcaktuar nga bashkia e Tiranës tek Liqeni i Farkës duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Zonat ku do të bllokohet qarkullimi dhe orari i caktuar:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë: – Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit), – Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”), – Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”), – Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”). – Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta). 2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Ëillson” tjetri në qendër. – Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”devijon te sheshi “Ëillson”. – Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”. – Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër. – Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër. – Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë intenerarët e mësipërm. Versus.al

Poll