Elbasan- Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e apartamenti në një pallat të lagjes “Haxhias”. Mësohet se banesanë katin e katërt, ishte në pronësi të 59 vjeçarit B.B.
Ndërkohë në banesë jetonin me qira dy gra. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua aksidentalisht edhe 26 vjeçari i identifikuar si E.Th i cili jetonte në banesën përballë hyrjes ku ndodhi shpërthimi.
Deri më tani, nuk dihen motivet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të detajeve. Versus.al







