
Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi për shpërthimin e një lënde plasëse në reklamën të një biznesi në Malësi të Madhe.
Versus.al mëson se lokali është në pronësi të Ferdi Sterkajt, kryetar i Rithemelimit në Malësi të Madhe, ish-kryetar i komunës së Shkrelit.
Ky i fundit, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se shpërthimi kishte ndodhur pranë një parkingu publik të shkëputur nga lokali i tij. Ai theksoi se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
“Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët”- thuhet në reagim e tij.







