MAGAZINË /

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit: Vrasës!

Në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të shumta mbi skandale të shumta të Diddy-t ku dyshohet se janë përfshirë edhe personazhe të tjerë të famshëm.

Shkruar nga Versus

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë

Reperi amerikan Sean "Diddy" Combs i arrestuar së fundmi, është tashmë nën një tjetër akuzë për sulm seksual dhe drogë, padi e bërë nga një grua tjetër. Kjo është padia e 12-të e bërë brenda një viti ndaj Diddy-t për sjellje të pahijshme.

Ndër krimet e tjera për të cilat ai akuzohet edhe nga fansat janë vrasjet, marrëdhëniet seksuale me të mitur si dhe trafikim i qenieve njerëzore. Edhe pse për disa nga akuzat ai u shpall i pafajshëm, fansat anë e mbanë globit vazhdojnë ta akuzojnë atë si organizatorin e vrasjeve të yjeve më të mëdhenj të muzikës, si Tupac Shakur, The Notorious B.I.G., Michael Jackson etj.

Ndërsa tashmë edhe dy emra të tjerë që po lakohen janë dhe ato të Beyonce dhe Jay Z, një nga çiftet më të njohura në industrinë e muzikës. Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, të dy artistët thuhet se janë bashkëpunëtorë të Diddy-t, për të “hequr qafe” rivalët e tyre.

Tupac dhe Biggie ishin dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës rap në SHBA në fund viteve ’90, teksa të dy u vranë në mënyrë të papritur, me P Diddy-n si të akuzuar kryesor, e kjo për shkak të konkurrencës.

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë
Reperët Biggie Smalls dhe Tupac Shakur

Një tjetër vdekje e tillë ishte ajo e Aaliyah, një prej yjeve më premtues të muzikës, e cila humbi jetën më 25 gusht 2001, pasi avioni i saj privat u rrëzua në Bahamas, vetëm disa minuta pasi u ngrit në fluturim.

Aaliyah ishte vetëm 22 vjeç kur u nda nga jeta. Ajo cilësohej si një yll premtues shumë herë më i madh se Beyonce, gjë që ka ngjallur dyshime se vrasja e saj ishte e manipuluar, pasi asnjë person që ndodhej në bord të avionit të saj nuk arriti të mbijetonte.

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë
Aliyah

Po ashtu Lisa Lopes, e njohur si Left Eye, ishte një tjetër artiste amerikane, e cila u nda papritur nga jeta më 25 prill 2002, kjo pas një aksidenti me makinë.

Vetëm 30 vjeçe në atë kohë, ish-anëtarja e grupit të njohur “TLC” kishte shkuar në Honduras për t’u rehabilituar, teksa papritur ajo humbi kontrollin e automjetit të saj dhe doli nga rruga, duke humbur jetën në vend.

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë
Lisa Lopes

Data 25 qershor 2009 shënon një tjetër humbje të madhe të muzikës botërore, atë të Michael Jackson. Mbreti i muzikës “Pop” zotëronte një nga studiot më të mëdha diskografike, me fansat që tashmë dyshojnë se në vdekjen e tij ka qenë pjesë sërish P Diddy.

Vetëm 50 vjeç, Michael u nda nga jeta pas një arresti kardiak që u konfirmua më vonë se ishte një vrasje e planifikuar nga doktori i tij.

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë
Michael Jackson

Në shpërthimet që fansat kanë pasur në rrjetet sociale, bëjnë thirrje që shumë emra të njohur të muzikës si Justin Bieber, të rrëfejnë abuzimet që sipas tyre kanë pasur nga ana e Diddy-t, duke komentuar videot e çuditshme në të cilat ky i fundit është shfaqur me secilin prej tyre. 

Nga Tupac te Michael Jackson/ Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: