POLITIKË /

"3 mln lekë të vjetra borxh", Ujësjellësi i Tiranës ultimatum për PSD-në e Tom Doshit: Do ndërpresim ujin nëse nuk paguani

Për ta nxitur PSD-në që të paguajë faturën, shkresa i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus
"3 mln lekë të vjetra borxh", Ujësjellësi i
Tom Doshi, kreu i PSD

Ndërmarrja “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” i ka drejtuar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta informuar se Partia Social Demokrate e Tom Doshit që mori 3 mandate në zgjedhje, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.

Njoftimi i është bërë KQZ-së me shpresën se institucioni do ta nxisë PSD-në e Tom Doshit për të shlyer faturën e cila rezulton të jetë e papaguar deri më 21 gusht.

"3 mln lekë të vjetra borxh", Ujësjellësi i

Në shkresë është vendosur edhe një ultimatum duke theksuar se nëse subjekti politik nuk paguan borxhet e faturave të ujit brenda 30 ditëve, atëherë do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm. Versus.al

Poll