AKTUALITET /

"Unaza e Madhe"/ IKMT shemb sot me shpërthim urën e Babrroit! Thirrje banorëve të përdorin rrugë të tjera

Shembja e urës bëhet në kuadër të realizimit të projektit të Unazës së Madhe.

Shkruar nga Versus

"Unaza e Madhe"/ IKMT shemb sot me shpërthim urën e

Tiranë- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar banorët se ditën e sotme rreth orës 14:00, ura e Babrroit do të shembet me shpërthim të kontrolluar në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë të tjera alternative, ndërsa theksohet se do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

“Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe "Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona "5 Maji" (Faza 3), IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13.12.2024 ora 14:00, demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.

Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftojmë të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative. I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen. Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t'u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit”- thuhet në njoftimin e IKMT. Versus.al

Qarku i Tiranës (PS) / Kë do të votoni për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e 11 majit

  • Edi Rama
  • Ogerta Manastirliu
  • Elisa Spiropali
  • Lindita Nikolla
  • Taulant Balla
  • Adea Pirdeni
  • Albana Koçiu
  • Igli Hasani
  • Delina Ibrahimaj
  • Ilva Gjuzi
  • Iris Luarasi
  • Erjon Malaj
  • Andi Seferaj
  • Anila Denaj
  • Antonela Dedej
  • Arben Pëllumbi
  • Blendi Gonxhe
  • Blendi Sulaj
  • Blerina Gjylameti
  • Edlira Dyrmishaj
  • Eldi Çepeli
  • Endrit Brahimllari
  • Entela Ramosaço
  • Erjon Braçe
  • Ermonela Felaj
  • Ervin Hoxha
  • Etilda Gjonaj
  • Etjen Xhafa
  • Fatmir Xhafaj
  • Florian Pullazi
  • Glindxhet Madhi
  • Halil Koloshi
  • Halit Valteri
  • Julinda Dhame
  • Kejsi Elezi
  • Klotilda Bushka
  • Mimi Kodheli
  • Mirgit Vata
  • Olta Xhaçka
  • Ornaldo Rakipi
  • Pandeli Majko
  • Persida Shkrepa
  • Plarent Ndreca
  • Roy Bashaj
  • Silda Çepe
  • Sofika Lleshi
  • Toni Gogu
  • Xhemal Qefalia
  • Ylli Shehu