Unpublished /

15 mln euro dëm, pa laboratorë dhe analiza të pakryera, ‘Check-Up’-i Vilma Nushit dhe hetimet ‘maratonë’ të SPAK

Shkruar nga Versus
15 mln euro dëm, pa laboratorë dhe analiza të pakryera,
Ish-ministri që firmosi koncesionin, Ilir Beqaj dhe biznesmenia Vilma Nushi

Ditën e djeshme, pas seancës të zhvilluar në GJKKO për padinë e shpifjes që biznesmenia Vilma Nushi depozitoi ndaj deputetes Albana Vokshi, 3 korriku u caktua si datë për konkluzionet e gjyqit.

Por gjithashtu, u publikua një dokument që tregonte se Vilma Nushi, biznesmenia e akuzuar nga PD për përfitimin e fondeve shtetërore nga koncesioni i ‘Check Up’ pa kryer punë është person nën hetim nga SPAK që prej vitit 2020 pas kallëzimit të depozituar nga Gazment Bardhi, asokohe sekretar i përgjithshëm i PD.

Çfarë bie në syn ë këtë përgjigjie të SPAK është fakti se person nën hetim për shkeljet e dyshuara me këtë koncesion është marrë vetëm Vilma Nushi, ndërkohë që padia ka qenë edhe ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, ministres, asokohe Ogerta Manastirliu, Altin Fanit, administrator i shoqërisë 3 P Life Logistic sh.p.k, Rudina Degjonit, drejtoreshë e përgjithshme e FSDKSH dhe Astrit Becit, ish-drejtor i FSDKSH.  Përveç këtij fakti, pavarësisht se prej 5 vitesh kanë nisur hetimet ndaj Vilma Nushit, SPAK nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ecurinë e tyre apo faktet e gjetura deri më tani.

Por çfarë pretendonte PD për shkeljet në koncesionin e Check Up, të kallëzuar në 2020-ën?

Kontrata e fimosur parashikon që kontrolli mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç të jetë falas. Për të kryer këtë shërbim, fituese e tenderit u shpall kompania “Marketing&Distribution” në pronësi të Vilma Nushit. Në kallëzim thuhet se kjo kompani e mori licencën e shërbimeve mjekësore vetëm 2 ditë para se të skadonte afati i dorëzimit të ofertave për tenderin e Check Up. Pasi fitoi koncesionin, më 9 dhjetor të 2014-ës, kjo kompani u bashkua me kompaninë “Trimed” (po ashtu nën pronësinë e Vilma Nushit) për të formuar shoqërinë tregtare “3P Life Logistic sh.p.k” me object ofrimin e shërbimit për koncesionin e Check Up.

Dëmi i shkaktuar, sipas kallëzimit të bërë në 2020-ën, kapte shifrën e mbi 15 milionë eurove për 10 vite. 

15 mln euro dëm, pa laboratorë dhe analiza të pakryera,

Analizat pa përgjigjie të qytetarëve

Në kallëzim pretendohet se qytetarët nuk kanë marrë përgjigjie për analizat që kanë kryer në vitin 2015 dhe se mjekët e caktuar si “mjekë familje” pas 2015-ës, janë detyruar të firmosin sikur qytetarët i kanë marrë përgjigjiet. Sipas PD, printimi i këtyre analizave është bërë vetëm në 2019-ën pasi ishte denoncuar publikisht nga demokratët.

Laboratorët e pandërtuar dhe abuzimi me rimbursimin e TVSH-së (që nuk ishte paguar nga kompania)

Në kontratën e firmosur thuhet “Ofertuesi do të krijojë minimalisht 20 Laboratorë për të kryer ekzaminimet e kërkuara në objektin e kontratës. Ofertuesi duhet ti referohet specifikimeve teknike minimale për aparaturat dhe paisjet e nevojshme për kryerjen e këtyre ekzaminimeve. Ofertuesi duhet të marri në konsideratë mundësinë për gjyrmimin e kampioneve nëpërmjet sistemit të  pozicionimit global”.

Kallëzimi thotë se janë ndërtuar vetëm 3 laboratorë dhe se është abuzuar me TVSH-në e cila si rregull aplikohet me produkte mjekësore, por kompania koncesionare ka përfituar rimbursim edhe përse nuk kishte paguar TVSH, duke rritur kështu fitimet. Çfarë është edhe më skandaloze, është fakti se në kallëzim thuhet se për 20 laboratorë të cilët kjo kompani duhet t’i siguronte në qytete të ndryshme të vendit, janë në total 2 mjekë të licensuar.

Transporti skandaloz i analizave të qytetarëve

Në disa prej rasteve të paraqitura në kallëzim thuhet se analizat e marra në 10 baule, ndërrojnë 5 makina të ndryshme pasi merren nëpër fshatra të rajonit të jugut.  Më pas analizat dërgoheshin në Tiranë ku kalojnë mespërmes ambinteve të magazinës ku gjenden detergjentë, cigare, pije alkoolike duke rrezikuar kontaminimin. Fakt tjetër që denoncohet është se stafit të qendrave shëndetësore u është imponuar që të mos trajtojnë asnjë person pa bërë më parë check up. Dhe gjithashtu stafi është shpërndarë në terren për të ftuar qytetarët që të bëjnë check up, ndërkohë që diçka të tillë duhet ta bënte vetë kompania e Vilma Nushit.

Përfshirja e ministrit Ilir Beqaj me kompaninë e tij Intech+

Për të kryer informimin e qytetarëve për check up, kompania e Vilma Nushit kontraktoi edhe kompaninë “Intech+” në pronsi të ministrit, asokohe Ilir Beqaj. Kjo kompani përfitoi 2 milionë euro për të kryer një shërbim që në fakt kryhej nga stafi i qendrave shëndetësore të cilët u nxorën në terren për të njoftuar qytetarët që të kryenin analizat e Check Up për të cilat nuk morën as përgjigjie. Sa i takon analiave të Check Up-it të kryera në 2015-ën, kallëzimi thotë se vetë ministri Ilir Beqaj e pranoi se shërbimi u është ofruar vetëm 244.440 personave, ndërsa pagesa i është bërë kompanisë së Vilma Nushit për 357.000. Pra i janë paguar para më shumë për 111.000 analiza të pakryera.

Denoncimi shtesë i Albana Vokshit në 2023-it

Duke kërkuar që SPAK të niste hetimet për të zbuluar atë që e quajti “mashtrim” me Check Up-in, Albana Vokshi ka denoncuar se skema e përfitimit të parave nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryera, ka vijuar edhe gjatë vitit 2022.

Sipas saj, një argument shtesë për ta mbështetur këtë pretendim është fakti se në vitin 2022, sëmundjet kronike janë shtuar me mijëra raste më shumë, po ashtu edhe shtrimet në spitale dhe rritja e sëmundshmërisë duke treguar se nuk ka patur efektshmëri në fondet e përdorura për koncesionin e analizave të Check Up.

Hetimet e tejzgjatura për Vilma Nushin 

Neni 256 i Kodit Penal parashikon se shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti për t’u përdorur në vepra me interes publick, dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite. Por pavarësisht kësaj, SPAK duket se e ka marrë me qetësi këtë çështje duke hetuar Vilma Nushin për 5 vite pa nxjerrë ende asnjë përfundim mbi pretendimet e PD-së në kallëzimet e dorëzuara. Versus.al

Poll