Mbrëmjen e djeshme u publikuan rezultatet e provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në total 365 maturantë nuk kishin arritur të siguronin notën kaluese duke marrë notën minimale 4.00.
Ndërsa vetëm 29 maturantë kishin arritur të merrnin notën 10-të. Nota mesatare e rezultateve të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë ishte 6.87 duke vënë theksin tek fakti që maturntët e patën më të vështirë këtë provim sesa atë të gjuhës së huaj ku nota mesatare ishte 7.8.
Për më tepër, në provimin e gjuhës së huaj plot 216 maturantë arritën të merrnin notën 10. Kështu ngrihet shqetësimi se çfarë po ndodh me arsimin në vend, ku nxënësit e kanë më të lehtë testin e gjuhës së huaj sesa ata të gjuhës shqipe.
Rezultatet tregojnë një rënie të nivelit të arsimit nga viti në vit pasi gjithmonë e më pak maturantë po arrijnë rezultate të mira në provime. Raporti i PISA-s për Arsimin në Shqipëri ka treguar se vitet e fundit, vendi ka bërë kthim të fortë pas sa i takon cilësisë. Versus.al







