Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku është rikther të këndojë këngën e famshme “E duam lumturinë” që u bë e njohur për publikun në vitin 1998.
Me të njëjtën ndjenjë dhe emocion, këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku iu rikthye kësaj kënge duke e kënduar sërish pas 20 viteve në mungesë.
Nga Nju Jorku ku ndodhet prej vitesh, Parashqevi Simaku ka përshëndetur shqiptarët kudo që ndodhen më këngën që u bë hit dhe njihet kudo. Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka publikuar në faqen e tij zyrtare performancën e plotë të ikonës së muzikës shqipe.
“Vetëm dy ditë pasi u rikthye mes nesh! Pa kënduar për 20 vjet! Pa filtra! Pa muzikë!”, ka shkruar ai krahas videos. Versus.al








