Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është parë duke hyrë në sallën e GJKKO-së me një shall të vendosur në bel ku shihet logoja e Partisë Socialiste.
Kryemadhi shihet duke biseduar me njerëzit që ndodhen aty dhe më pas hyn në sallën ku ndodhet dhe ish-bashkëshorti i saj, në pritje që të njihen me masën e sigurisë.
View this post on Instagram
Ndaj ish-çiftit të bashkëshortëve rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Ndërsa Pirro Xhixho nën arrest shtëpie akuzohet po ashtu për korrupsion të kryer në bashkëpunim. Ema Çoku me masë “detyrim paraqitje” akuzohet për pastrim parash. Versus.al








