Një i dënuar në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë.
Afrim Shiqiri, 39-vjeç është dërguar pa shenja jete në qendrën spitalore të Fushë Krujës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së të dënuarit, por paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima ka qenë perdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.
Do jetë autoposia që do përcaktojë shkakun e vdekjes.







