POLITIKË /

Rikthehet Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës thirrje diasporës: Votoni që ta bëjmë Shqipërinë madhështore

Shkruar nga Versus
Rikthehet Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës thirrje diasporës:
Foto: Viktor Tushaj

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj është rikthyer në garë politike, këtë herë për të marrë një tjetër mandat si deputet në Kuvendin e ardhshëm.

Pas një mungese 6 vjeçare në Kuvend, Tushaj tha se ka zgjedhur të kandidojë për deputet në listën e hapur të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, pasi vendi nuk ka më kohë për premtime të zbrazëta.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e votimit të shqiptarëve në diasporë, Tushaj u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive për të zgjedhur të ardhmen që e meritojnë,

"Të dashur bashkëatdhetarë! Ju jeni zemra që rreh për atdheun, edhe kur trupin e keni larg tij. Ju jeni nderi i Shqipërisë, sepse e mbani gjallë me mundin, sakrificën, përkushtimin dhe krenarinë tuaj. Sot, për herë të parë, keni në dorë një mundësi të vërtetë: të votoni me dinjitet, për ndryshimin që Shqipëria ka aq shumë nevojë. Unë jam Viktor Tusha dhe jam kandidat për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Lezhë. Kam zgjedhur që të garoj sepse besoj se Shqipëria nuk ka më kohë për premtime të zbrazëta. Ka nevojë për njerëz me përvojë, ndershmëri dhe vullnet të palëkundur për t'i shërbyer qytetarëve lezhjanë, kurbinas e mirditorë dhe t'i përfaqësojë ata denjësisht në Parlament. Ftesa ime është e thjeshtë, por me zemër: Merrni pjesë në këto zgjedhje. Votoni! Sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë Madhështore. Më 11 maj, votoni nr.1. Votoni koalicionin "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Votoni për të ardhmen që meritoni",-shprehet ish-kryebashkiaku i Lezhës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: